Aktualitet

Ishte kthyer në makthin e banorëve, arrestohet "skifteri" shqiptar në Itali

Në prangat e Policisë ka rënë një 30-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai rezulton se është pa leje qëndrimi në Itali pasi ishte dëbuar nga vendi vite më parë. Ai dyshohet të ketë kryer një sërë grabitjesh në zonë së bashku me bandën e tij.

11 Tetor 2022, 15:55 Nga e.k
Ishte kthyer në makthin e banorëve, arrestohet "skifteri"
Karabinieri

ITALI- Pas një hetimi të gjatë disamujor Policia italiane ka arritur të arrestojë "skifterin" shqiptar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të zonës së Trevisos pasi kishte kryer dhjetëra vjedhje.

Në prangat e Policisë ka rënë një 30-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Ai rezulton se është pa leje qëndrimi në Itali pasi ishte dëbuar nga vendi vite më parë. Ai dyshohet të ketë kryer një sërë grabitjesh në zonë së bashku me bandën e tij.

Të gjithë ekipet e Policisë u angazhuan në arrestimit e tij duke vënë në dispozicion gjithë infrastrukturën logjistike, nga kamerat e sigurisë në autostradë tek përgjimet telefonike. Ai mbahej prej kohësh në vëzhgim nga karabinierët të cilët e kishin ndaluar dhe më parë por e liruan për mungesë provash. 

"Skifterët" tani në vjeshtë sipas Policisë intensifikojnë veprimtarinë e tyre pasi errësohet më shpejt dhe njerëzit janë në punë. 

itali policia italiane

Sondazh

Poll