Lazarati nën 'kontrollin' e FNSH, Policia futet sërish, bastis shtëpitë, kërkojnë armë...
Po në këtë banesë, ku pretendohet se kanë pasur informacione se fshiheshin armë zjarri, kanë kontrolluar çdo cep, duke shkaktuar një tronditje tek e moshuara, që nga paniku ka humbur ndjenjat.
GJIROKASTËR- Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar sot Lazaratin. Lajmi konfirmohet nga gazetari Armando Rabaj, i cili nga vendngjarja konfirmon se uniformat blu po kryejnë një sërë kontrollesh në disa prej banesave të fshatit, por nuk dihet se çfarë kërkojnë. Ai raporton se ka pasur disa dhjetra efektivë të armatosur që kanë hyrë në një banesë, ku kanë gjetur vetëm një të moshuar, 70 vjeç.
Madje nuk përfundon me kaq, pasi po në këtë banesë, ku pretendohet se kanë pasur informacione se fshiheshin armë zjarri, kanë kontrolluar çdo cep, duke shkaktuar një tronditje tek e moshuara, që nga paniku ka humbur ndjenjat. Por deriu më tani nuk raportohet për detaje të tjera.
"Kanë qenë gati 20 policë të armatosur me uniformë dhe civilë të cilët kanë bastisur një familje në Lazarat ku ndodhej e vetme një grua e moshuar 70-vjeçare. Kjo e fundit është tmerruar dhe i ka pyetur policët për kontrollin e befasishëm ndërkohë që njëri nga policët i ka pohuar se në banesë ka armatim. Kontrolli ka rezultuar NUL pasi nuk kanë gjetur armë apo gjurmë municionesh duke lenë pas shkatërrim dhe gjëra të hedhura përtokë. E moshuara nga ky terror ka humbur ndjenjat dhe pas disa minutave është qetësuar dhe ne gjëndje të shokuar i kanë kërkuar të hedhë firmën që në banesë nuk gjet asnjë armë. Familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje!", shprehet gazetari Rabaj.
Por kjo nuk është hera e parë që ushtrohen kontrolle në këtë fshat. Në vitin 2014, pikërisht në këtë zonë të jugut të vendit, Policia zhvilloi një megaoperacion, ku u raportua se u kapën rreth 40 tonë hashash, mbi 100 mijë rrënjë kanabis sativa, si dhe qindra armë e municione të llojeve të ndryshëm. Aksioni në Lazarat në vitin 2014 u cilësua si një nga më të suksesshmit, duke i dhënë fund paligjshmërisë që vijonte që prej 20 vitesh në këtë zonë. Guardia Di Finanza Italia në raportet e saj vlerësonte se nga ky fshat çdo vit prodhohej droge që në treg arrinte vlerën e 4 miliardë eurove. Aksioni vijoi edhe një vit më pas, në qershor të 2015.
Kësaj here pati përplasje me armë zjarri dhe ndërroi jetë efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, si dhe u plagosën sy efektivë të tjerë të policisë. Për ngjarjen u arrestuan 12 banorë të Lazaratit. Pavarësisht historisë, deri më tani nuk ka pasur më raportime të tjera për aksione të ngjashme në Lazarat. Gjithashtu nuk dihet nëse aksionet kanë lidhje me vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë zonë. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, por priten detaje të tjera nga Policia e Shtetit.
Sondazh
'E bëmë për nderin e familjes'/ Vranë taksistin, Gjykata vendos 35 vite burg për vëllezërit Shera
Adbulla Budlla dhe dy autorët TIRANË- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lënë në burg vëllezërit Saimir dhe ...
Vidhte kabllo elektrike e vegla pune, arrestohet i riu në Berat, procedohen dy persona penalisht
Policia e Beratit BERAT- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat për vjedhje. Mësohet se i riu kisht...
FOTOLAJM- Shokuese në Durrës! Babai nxjerr fëmijët për të lypur, të miturit lakuriq në rrugë...
Foto ilustruese DURRËS- Kemi hyrë në stinën e vjeshtës, temperaturat nuk shkojnë më shumë se 20 gradë celcius,...
Ishte kthyer në makthin e banorëve, arrestohet "skifteri" shqiptar në Itali
Karabinieri ITALI- Pas një hetimi të gjatë disamujor Policia italiane ka arritur të arrestojë "skifterin" shqiptar, i cili ishte k...
Makina e djegur në Bilisht/ U dyshua për Deizi Arapin, policia zbulon autorët: Janë dy vëllezër (EMRAT)
Makine e djegur KORÇË- Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Bilisht. Policia ka vënë në pranga Durim Sef&e...
U dënua me 14 vite burg për trafik droge, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arbër Çekajt
Arber Cekaj TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e Arber Çekajt, i dënuar me 14 vite burg p&eu...
“E vërteta do të dalë”/ U akuzua nga vjehrra për dhunë, nusja: Mariana të flasë dhe të më lërë të qetë
TIRANË- Në emisionin “Me Zemër të Hapur” u diskutua për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dimal, ku u ra...
'E kanë hedhur në det'/ Zbulohen bisedat telefonike të Ervis Martinajt, ç'gjeti RENEA në Shijak?
Ervis Martinaj SHIJAK- Disa biseda telefonike të Ervis Martinajt, ose që e përmendin këtë të fundit duket se do t'i japin fun...
Ushtroi dhunë ndaj policisë në ndeshjen Pogradeci-Elbasani, arrestohet 24-vjeçari
Policia POGRADEC- Një 24-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ditën e djeshme teksa po ndeshja Elbasani-Pogradeci, ...
EMRI/ Dhunonin femra e vidhnin shtëpi me armë, arrestohet 31-vjeçari i bandës Eskos
Foto Ilustruese GREQI- Një shqiptar 31-vjeçar, me emrin Ermir Meta anëtar, i dy prej tre bandave të Politeknikut që u zbërt...
