Aktualitet

3 lloto në Tiranë/ Policia arreston 7 persona, nën hetim një tjetër

Sipas Policisë, personat në fjalë janë kapur në tre lokale të ndryshme duke ushtruar këtë aktivitet në fushën e basteve sportive përmes aparateve celulare.

11 Tetor 2022, 16:55 Nga k.m.
3 lloto në Tiranë/ Policia arreston 7 persona, nën hetim një
Pamjet e siguruara nga Policia

TIRANË- 7 persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë. Kjo pasi të gjithë akuzohen se ushtronin në mënyrë të paligjshme aktivitetin e lojërave të fatit në Tiranë. Sipas Policisë, personat në fjalë janë kapur në tre lokale të ndryshme duke ushtruar këtë aktivitet në fushën e basteve sportive përmes aparateve celulare.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Fati i lojërave", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit.

Goditen 3 raste të ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme, vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 3 raste të kësaj veprimtarie.

Në përfundim të veprimeve hetimore për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit: - K. B., 28 vjeç, E. B., 39 vjeç, A. A., 34 vjeç, R. H., 33 vjeç, H. H., 34 vjeç, F. O., 56 vjeç, A. D., 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. D., 43 vjeç. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 3 lokale të ndryshme, këta shtetas u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit (basteve sportive), nëpërmjet aparateve celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

operacioni fati i lojërave

Sondazh

Poll