Aktualitet

Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për zyrtarët e UBT-s

Të katërt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina.

11 Tetor 2022, 16:46 Nga I.A
Abuzuan me tenderin për plehrat kimike, Apeli lë në fuqi vendimin
Apeli

TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për katër punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ali Rasha, Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale, Tahir Ballgjini, Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë dhe Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT, mbetën në burg. Të katërt, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderave dhe kryenin hyrje-dalje fiktive të mallrave në magazina.

Fillimisht të katërt u lënë në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Tiranës. Por ata e çuan vendimin në Apel, gjykatë e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automjet të drejtorit të fermës që përdoret nga studentët e Bujqësorit, dhe 5 aparate celulare.

I gjithë hetimi ka nisur pasi një punonjës ka kallëzuar drejtorin e tij pasi e ka lajmëruar se plehrat kimike dhe imputet bujqësore nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve. Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë, ndërsa malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, por në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të drejtorit Ali Rasha.

ali rasha rushit suna tahir ballgjini ahmet mejdani

Sondazh

Poll