Politike

Alimehmeti kandidat për Bashkinë e Tiranës? Meta: Nuk u futem emrave, Berisha ta zgjidhë sa më shpejt. Kam objektiv Këshillat

Meta u shpreh qartë, se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për caktimin e kandidatëve. 

11 Tetor 2022, 13:42 Nga A.B
Alimehmeti kandidat për Bashkinë e Tiranës? Meta: Nuk u futem
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme se nuk është përgjegjësi e tij zgjedhja e emrave për të kandiduar në zgjedhjet vendore 2023. Kështu u shpreh ish-presidenti, teksa u pyet nga gazetarët se nëse do të mbështesë kandidaturën e mjekut të njohur Ilir Alimehmeti, për kandidaturë të Bashkisë së Tiranës. Meta u shpreh qartë, se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për caktimin e kandidatëve, por shtoi se me këtë gjë do të merret kryedemokrati Sali Berisha. 

Pyetja: Do mbështesni kandidaturën e Alimehmetit për Bashkinë e Tiranës?

Meta:Nuk mund të hyj në cështje emrash se nuk është përgjegjësi e imja emri, as në Tiranë asgjëkundi në Shqipëri. Unë nuk hyj e nuk ndikoj në këto cështje kur përgjegjësinë e ka marrë një lider tjetër e uroj ta zgjidhë këtë gjë sa më shpejt. Kjo çështje ka përfunduar për Tiranën e gjithë Shqipërinë. Nëse ka ndonjë kandidat nga PL që mendon se ka aftësinë për të fituar mbështetjen e opozitës unë do angazhohesha, objektivi ynë janë këshillat, do i kthejmë në parlamente lokale, do jetë më i rëndësishëm parlamenti bashkiak i Tiranës se sa ky i 25 prillit, do dëgjohet fuqishëm zëri i qytetarëve të Tiranës. Do shpëtojnë përgjithmonë nga arroganca shtypja, intimidimi, nga gjobat pafund që marrin cdo ditë e gjithë ky represion.

Mediat shkruan disa ditë më parë, se mjeku Ilir Alimehmeti do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e ardhshme vendore. Alimehmeti mohoi për mediat se do të kandidojë si kryetar bashkie.

ilir meta ilir alimehmeti zgjedhjet vendore 2023

Sondazh

Poll