Politike

Me kë e ka? Kim: I dimë përpjekjet për të shtrembëruar drejtësinë, koha për të ecur përpara

Kim thotë se është koha për të ecur përpara dhe jo pas në fushën e zbatimit të ligjit. 

11 Tetor 2022, 11:50 Nga f.g
Me kë e ka? Kim: I dimë përpjekjet për të
Yuri Kim

TIRANE- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim përsërit mbështetjen ndaj trupës gjyqësore në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se SHBA është në dijeni të shantazheve dhe frikësimit të drejtësisë. Kim thotë se është koha për të ecur përpara dhe jo pas në fushën e zbatimit të ligjit. 

POSTIMI I PLOTE:

Ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të joshur ose frikësuar gjyqtarët dhe prokurorët, për të shtrembëruar drejtësinë, për të këmbëngulur në mosndëshkimin e të fuqishmëve, me fjalë të tjera, për të zvarritur Shqipërinë në të kaluarën. Gjyqtarët dhe prokurorët duhet të kryejnë detyrat e tyre në përputhje me ligjin, me integritet. Është koha për të thyer modelet e vjetra të korrupsionit dhe ndikimit të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Shqipëria duhet të ecë përpara, jo mbrapa, madje as të qëndrojë në vend. SHBA po i kushton vëmendje të gjitha zhvillimeve dhe do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e Reformës në Drejtësi.

yuri kim reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll