Politike

Dyzimi mes dy emrave/ Kush është kandidati më i votuar për Avokatin e Popullit nga grupi i Alibeajt

Ai ka thirrur një takim me të dy kandidatët për të vendosur mes tyre. Tradicionalisht Avokati i Popullit i lihet Opozitës në dorë që ta propozojë dhe zgjidhet me 84 vota, por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se nuk do ta presë shumë për PD-në për emrin.

11 Tetor 2022, 12:39 Nga F.M
Dyzimi mes dy emrave/ Kush është kandidati më i votuar për
Ledio Braho

TIRANË- Ledio Braho duket është kandidati i zgjedhur nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, me në krye Enkelejd Alibeajn si emri i Opozitës për Avokatin e Popullit. Dosja.al ka mësuar se Braho ka marrë 16 vota përballë kandidatin tjetër Dorian Gjomarkaj, i cili ka marrë 12. Mirëpo pavarësisht votive mbështetëse, Alibeaj sërish nuk është bindur që të kalojë emrin e Brahos në Kuvend.

Ai ka thirrur një takim me të dy kandidatët për të vendosur mes tyre. Tradicionalisht Avokati i Popullit i lihet Opozitës në dorë që ta propozojë dhe zgjidhet me 84 vota, por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se nuk do ta presë shumë për PD-në për emrin.

Emri i Opozitës për avoaktin e Popullit duhet të kishte shkuar në Parlament që në sesionin e kaluar. Ndarsa kryedemokrati Sali Berisha nuk është shprehur për këtë çështje. Aktualisht, Avokati i Popullit drejtohet nga Erinda Ballanca, e cila kërkon një mandat të dytë në këtë post.

ledio braho dorian gjomarkaj

Sondazh

Poll