Politike

'Territorialja' ndez debatin në Komision/ Çupi: Talleni me shqiptarët. Zeqaj: Do i reduktojmë bashkitë në 36

Ish-ministrja Anila Denaj iu përgjigj duke thënë se raporti është hartuar nga ekspertë

11 Tetor 2022, 13:29 Nga f.g
'Territorialja' ndez debatin në Komision/ Çupi: Talleni me
Dhurata Cupi dhe Anila Denaj

TIRANE- Sot u publikua raporti i ekspertëve të Partisë Socialiste për Hartën Territoriale ku u refuzua kërkesa e opozitës për të shtuar bashkitë. Mbledhja u shoqërua me debate ku deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata çupi tha se raporti është keqardhje. Ish-ministrja Anila Denaj iu përgjigj duke thënë se raporti është hartuar nga ekspertë ndersa Baftjar Zeqaj tha se PS do të vazhdojë me reduktimin e numrit të bashkive. 

DEBATI I PLOTE: 

Dhurata Çupi: Raporti juaj nuk thotë asgjë, le të fitojë PS sipas asaj që ka votuar vetë në 2014. Vazhdoni të talleni me shqiptarët se mbani për tre muaj një tryezë. Jam e keqardhur për këtë raport. Raporti juaj është përkthimi i deklarates së Ballës.

Anila Denaj: Të katërt ekspertët vetëm sa na japin rekomandime. Ne s’mund të hedhim baltë, ju këtë e keni bërë shumë mirë në katër muaj.

Baftjar Zeqaj: Mazhoranca ka ushtruar të drjetën e saj kushtetuese. Erdhi dhe dha kontributin e saj në këtë tryezë. Ne nuk kemi parë një përqendrim të problematikës nga opozita. Pasi opozita kërkoi ndryshime të hartës territoriale dhe është ajo që ka për detyrën të na bindi për këtë gjë dhe problematikën që ka për ndërhyrje territoriale.

Anila Denaj: Unë besoj se nuk erdhi asnjë problematikë e shtjelluar dhe ku mund të bazohenim. Unë besoj se jemi duke shkuar drejt uljes së bashkive në 36. Nuk e di nëse do ndodhi, por jam i bindur që shumë shpejt do shkojmë me më pak se njësi vendore. Kjo nuk është dëshira ime, por nevojë./Dosja.al

reforma territoriale 2022 anila denaj dhurata çupi

Sondazh

Poll