Politike

"SPAK ndaje mendjen"/ PD njofton protestë urgjente për shembjen e Teatrit Kombëtar

Ai bën pyetjen se më kë është prokuroria, me mafian apo me qytetarët?

11 Tetor 2022, 12:45 Nga f.g
"SPAK ndaje mendjen"/ PD njofton protestë urgjente për
Foto nga njoftimi

TIRANE- Kur kanë kaluar gati 3 vite nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike nis sezonin e protestave edhe me këtë kauzë. Deputeti Belind Këlliçi njofton se të mërkurën ora 10:00, qytetarët të mblidhen para godinës së SPAK për të protestuar, ndërsa bën pyetjen se më kë është prokuroria, me mafian apo me qytetarët?

Postimi i plotë: 

Thirrje për protestë!

Thuajse 3 vjet nga shembja kriminale e Teatrit Kombëtar dhe SPAK hesht.

Heshtja është bashkëfajësi.

Qytetarët kërkojnë drejtësi!

Nesër në ora 10:00, përpara godinës së SPAK!

Protesta e nesërme pason protestën e zhvilluar sot në Elbasan, ku qindra qytetarë fikën makinat në shenjë revolte kundër çmimit të lartë të karburantit. PD ka paralajmëruar një stine protestash që do ti paraprijë zgjedhjeve lokale të 2023, ndërsa dje Berisha mblodhi aleatët ku paralajmëroi edhe referendumet si mjet për të arritur objektivat e opozitës./Dosja.al

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll