Politike

Bashkimi i PD minon aleancën me Berishën? Meta: Unë nxorra PD nga çadra, parandalova krijimin e 2 partive

Meta u shpreh gjatë konferencës për mediat, se kërkon nga shqiptarët që të ndëshkojnë çdo kandidat të rilindjes, që vjedh dhe nuk mban premtimet.

11 Tetor 2022, 13:30 Nga A.B
Bashkimi i PD minon aleancën me Berishën? Meta: Unë nxorra PD nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse bashkimi i Partisë Demokratike, e minon aleancën e tij me Sali Berishën. Ai u shpreh se aleanca e vetme që ai ka është me qytetarët shqiptarë. Ndër të tjera, Meta u shpreh gjatë konferencës për mediat, se kërkon nga shqiptarët që të ndëshkojnë çdo kandidat të rilindjes, që vjedh dhe nuk mban premtimet.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetja: A duhet të tërhiqeni dhe ti lini vendin figurave të reja politike?

Ilir Meta: Këto janë sondazhe nga ata që financohen nga Qeveria. Rama e di shumë mirë se mbi 80% e shqipërisë po zien nga kjo qeveri. Nëse ka një focë politike që do vijë shumë shpejt është PL. Kjo parullë se duhet të ikin e të vijnë të rinj vjen nga inceneratorët. Nuk jam i shqetësuar për popullaritetit tim. 

Pyetja: PD do bëjë primaret? Keni një kriter ju? 

Ilir Meta: Ne do u kërkojmë shqiptarëve të ndëshkojnë kandidatët e rilindjes. Nëse nuk mban premtimet, nëse vjedh taksat e qytetarëve do ndëshkohet. Mesazhi është shumë i qartë, ndëshkim për këtë katastrofë të pushtetit vendor nga rilindja. Rreth 700 mld euro janë të vjedhura. 

Pyetja: Druheni se një bashkim i PD do minojë aleancën tuaj me Berishën? 

Ilir Meta: Aleanca e Ilir Metës është me qytetarët e Shqipërisë. Përsa i takon problemeve të brëndshme të Partisë Demokratike jam përpjekur që të mos ketë dy parti. Kam qenë unë që i kam nxjerrë nga cadra.

ilir meta

Sondazh

Poll