Politike

Kreu i PD-së në Elbasan: Të shkrihet bordi! Do nisim protestat kombëtare

Ai ndër të tjera tha se qytetarët kanë dalë në protestë pasi janë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve.

11 Tetor 2022, 12:18 Nga e.k
Kreu i PD-së në Elbasan: Të shkrihet bordi! Do nisim protestat
Bledi Himçi

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Elbasan, Bledi Himçi tha se qytetarët ndihen të pa mbështetur dhe të vjedhur nga qeveria.

Duke folur për mediat në protestën e mbajtur nga qytetarët në këtë qytet për rritjen e çmimit të karburanteve Himçi u shpreh se Bordi i Transparencës duhet shkrirë pasi sipas tij i shërben vetëm oligarkëve.  Ai ndër të tjera tha se qytetarët kanë dalë në protestë pasi janë të revoltuar nga rritja e papërballueshme e çmimeve.

Kryetari i PD Elbasan Bledi Himçi: Duhet shkrirë bordi. Në bursë çmimi i naftës bie në Shqipëri rritet duke i shërbyer vetëm oligarkëve. Situata ekonomike ka bërë që të thirret kjo protestë. Situata po degradon nga dita në ditë, dhe në mënyrë masive të rinjtë janë larguar. Elbasani sot ndërllogaritet me largimet më të mëdha. Rritja e çmimeve është e papërballueshme për qytetarët. Situata është në kolaps. Tek njerëzit shihet një depresion që ka shkaktuar largimin dhe ka sjellë një shkallë pakënaqësie të lartë tek qytetarët në Elbasan.

protesta e opozites se bashkuar bledi himçi

Sondazh

Poll