Politike

Debate te Siguria/ Naço kapet me Xhaferrin, deputeti i PD: Kryetar mos u sill si profesor...(REPLIKAT)

Shkak u bë prania e zv.ministrit të Brendshëm Andi Mahila

11 Tetor 2022, 11:00 Nga f.g
Debate te Siguria/ Naço kapet me Xhaferrin, deputeti i PD: Kryetar mos u
Pamje nga Komisioni

TIRANE- Ka nisur me debate që në nisje mbledhja e Komisionit të Sigurisë Parlamentare. Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri replikoi me kryetarin e Komisionit, Nasip Naço për diskutimet e Vettingut në polici. Shkak u bë prania e zv.ministrit të Brendshëm Andi Mahila, por Xhaferrit nuk i pëlqeu orientimi që Naço i bëri zyrtarit të ministrisë për të dhënë përgjigje. 

DEBATI I PLOTE:

Nasip Naço:  Zoti Mahila për pyetjen e parë në vlerësimin tuaj për komentet politike për të tjerat…edhe pse keni ardhur këtu do ti përgjigjeni për të mbrojtur pr/ligjin.

Ferdinand Xhaferri: Zv.ministri është njeri politik. Këtu nuk jemi në shkollë dhe të sillesh si profesor kryetar. Respekto mandatin që ke! Nuk mund të ofendoni zv.ministrin. Zv ministri është njeri politik dhe e di vetë si përgjigjet dhe çfarë përgjigjet.

Nasip Naço: Zoti Xhaferri unë iu referova neneve të rregullores. I vura në dukje çfarë parashikon rregullorja. Është në drejtën e tij të bëjë komente politike apo sugjerime

Ferdinand Xhaferri: Ça është kjo mënyrë trajtimi?/Dosja.al

andi mahila ferdinand xhaferri debate te siguria

Sondazh

Poll