Aktualitet

Ndërtoi kotecin pa leje, gjyshja ‘kriminele‘ ende e padënuar, 82-vjeçarja nga Narta “endet” gjyqeve

Avokati Kujtim Cakrani ka ndarë videon e të të moshuarës që ecën në ambientet e Gjykatës së Vlorës, si të ishte pronare e ndonjë gradaçele.

10 Tetor 2022, 23:01 Nga k.m.
Ndërtoi kotecin pa leje, gjyshja ‘kriminele‘ ende e
E moshuara

VLORË- Rishfaqet gjyshja kriminele nga Vlora.Pasi u shoqërua në komisariat për ndërtim pa leje të një koteci, 82-vjeçarja nga Narta e Vlorës është përballur sot me pasojat e sjelljes së saj ilegale, duke dalë para togave të zeza. 

Avokati Kujtim Cakrani ka ndarë videon e të të moshuarës që ecën në ambientet e Gjykatës së Vlorës, si të ishte pronare e ndonjë gradaçele. Aty ku në fakt duhet të kalonin kriminelët, apo dhe shkelësit e tjerë të ligjit, sot ia kanë lënë vendin një të moshuare që vetëm ngriti një kotec për të strehuar shpezët e saj.


"Sot pas seancës gjyqësore gjyshja 82 vjeçare nga Narta e Vlorës, që policia e rilindjes e shoqëroj në komisariat dhe më pas e procedoi për ndërtim pa leje. Mos mendoni se ka ndërtuar ndonjë pallat 10 katësh në qendër të Vlorës jo, ndërtimi pa leje konsiston në rregullimin e kotecit të pulave. Do ndërtojmë shtet apo do tallemi,"-shkruan avokati krahas videos.

Lefkotheia Karasa, e moshuara, e cila banon në fshatin Nartë të Vlorës pas konfliktit për një ndërtim pa leje të një kuzhine në oborrin e shtëpisë së saj është kallëzuar në Polici nga fqinja e saj. Ajo u trajtua si kriminele vetëm për një shtesë që kishte ndërtuar në oborrin e saj. Deri më tani është bërë me dije se Prokuroria ka ngritur akuzën ndërtim pa leje ndaj 81-vjecares dhe aktualisht çështja është në proces gjyqësor në Gjykatën e Vlorës. Referuar kodit penal, "Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet" dënohet me gjobë ose 1 vit burgim. Por për shkak të moshës së saj, mendohet se e moshuara do të kursehet dhe nuk do të vendoset pas hekurave të burgut.

lefkothea karasa lefkotheia karasa e moshuara paditet per kotecin

Sondazh

Poll