Aktualitet

"Shkatërroi" grupin kriminal/ ZBARDHET rrëfimi i Indrit Beqirit: Më morën peng njerëzit e Rrumit, u tremba shumë

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar”.

10 Tetor 2022, 22:38 Nga k.m.
"Shkatërroi" grupin kriminal/ ZBARDHET rrëfimi i Indrit
Indrit dhe Gentjan Beqiraj

DURRËS-Arrestimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentjan Beqiraj çoi në zbulimin e një grupit vrasësish me pagesë dhe zbardhjen e disa krimeve që dolën në dritë nga dëshmia e tyre. Dy vëllezërit Beqiraj u përfshinë në një incident të dielën e 2 Tetorit 2022 në autostradën Durrës-Tiranë në vendin e quajtur “Koxhas”. Në komunikatën e Policisë së Durrësit, një ditë më pas, pra të hënën, thuhet se Indrit dhe Gentjan Beqiraj “duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar”. Më pas, Indrit Beqiraj ka bërë kallëzim për këtë ngjarje, duke përmendur emrin e Pëllumb Muharremit, pasi sipas tij, ai dyshonte se u mor peng pikërisht nga njerëzit e Rrumit, pasi këta të fundit mendonin se Indriti po i vëzhgonte. Por çfarë ka thënë Indrit Beqiraj në polici për këtë incident?

DËSHMIA E PLOTË E INDRIT BEQIRAJT

Pyetje: A mund të më thoni nëse arritët të identifikonit ndonjë nga personat nga dialekti?

Indrit Beqiraj: Nuk arrita të identifikoj asnjë nga ata persona, tiparet i kishin si ua thashë më sipër, si dhe veshjet që mbanin në atë moment, ishin race e bardhë dhe nga gjuha ishin të Shqipërisë së Mesmes dhe të zonës së Sukthit. Po t'i shikoj me foto edhe mund t'i identifikoj.

Pyetje: Mjetin arritët ta shikonin në targa apo që të kishte ndonjë gjë të veçantë?

Indrit Beqiraj: Targën nuk ia pashë. Mjeti ishte tip BMë, ngjyrë e zezë, tipi X#. Sediljet ishin lëkurë meshin e zezë.  nuk kam vërejtur ndonjë gjë të veçantë, pasi isha i tronditur dhe i trembur nga ajo që më ndodhi.

Pyetje:A keni ndonjë ndonjë dyshim me autorët e kësaj ngjarjeje?

Indrit Beqiraj: Nuk kam asnjë dyshim. Nuk i kam njohur dhe nuk kam asnjë problem me personat ëq kanë lokalin tek Tratoria, lokal që në fakt e ka Landi Muharremi, që e thërrasin Rrumi. Por që nuk e njoh personalisht dhe që e kam parë foton e tij vetëm nëpërmjet televizorit. Nuk kam ndonjë problem me këtë shtetas.

Pyetje: A mund të më përcaktoni kohën që iu mbajtën në mjetin e tyre shtetasit që iu morën në makinë?

Indrit Beqiraj: Ka qenë një kohë rreth 20-30 minuta sa na bëri rruga dhe pjesaa që ndenja me ata dy djem jashtë. Më liruan vetë dhe nuk kishin ndonjë qëllim përfitimi apo qëllim tjetër, vetëm donin arsyen përse kisha shkuar tek lokali.

Kështu edhe nisi edhe dëshmia e të penduarit që zbërdheu bandën kriminale...

indrit beqiraj gentjan beqiraj operacioni porositesi

Sondazh

Poll