Aktualitet

Tjetër "selam" nga "Homeland Justice": "Kutia e Pandorës" është hapur, qeveria arrogante e mohon

Të gjitha, sipas tyre, janë për blerje me gjysmë bitcoini. 

10 Tetor 2022, 21:51 Nga k.m.
Tjetër "selam" nga "Homeland Justice": "Kutia e
Foto ilustruese

TIRANË- Një tjetër mesazh ka ardhur nga grupi në Telegram i "Homeland Justice". Kësaj here duket se i kanë ndjekur me vëmendje deklaratat e qeverisë duke kërkuar para në këmbim të të dhënave që kanë mundur të marrin nga "Deep Sea". Sipas tyre, me këto të dhëna, qeverisë së Shqipërisë i hapet "Kutia e Pandorës", pasi pretendojnë se kanë rreth 100 mijë emra dhe të dhëna, por ende nuk kanë nxjerrë asgjë. Të gjitha, sipas tyre, janë për blerje me gjysmë bitcoini. 

Tjetër "selam" nga "Homeland Justice": "Kutia e

""Kutia e Pandorës" është hapur, qeveria arrogante vazhdon të mohojë në mënyrë të dëshpëruar të vërtetën. "Deep Sea" përfshin të gjitha informacionet e mundshme për çdo person me ndonjë histori kriminale. Ai përfshin informacione të hollësishme të historisë, vendndodhjen dhe kontaktet aktuale të njohura, raporte të detajuara të bëra nga agjentët e policisë, gjithashtu informacione të këtyre agjentëve të policisë. Rreth 100,000 emra janë në këtë sistem, të dhënat e pasaportës dhe informacionet e udhëtimit janë bashkangjitur gjithashtu. Përmban më shumë se 20 baza të të dhënave të vogla brenda. Kontaktoni @HomelandJustice për të blerë informacione,"- shkruhet ndër të tjera. 

*Deep Sea- Program që përdoret dhe menaxhohet nga Policia e Shtetit dhe ka të dhëna nga institucionet e huaja.

homeland justice irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll