Aktualitet

A do të tërhiqni padinë ndaj Berishës? Dhurata Çupi flet për "bashkimin" e PD-së: Po diskutojmë

Çupi nuk e mohoi mundësinë e tërheqjes së padisë në gjykatë ndaj Berishës, por e quajti çështje dytësore dhe të diskutueshme, që "mund të zgjidhet". 

10 Tetor 2022, 22:03 Nga I.A
A do të tërhiqni padinë ndaj Berishës? Dhurata Çupi
Dhurata Çupi

TIRANË- Grupi Alibeaj brenda Partisë Demokratike, ka dhënë sinjale se mund të bashkëpunojë me pjesën tjetër të Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të vitit 2023.  E ftuar në emsionin Të Paekspozuarit në Mcn Tv, deputetja Dhurata Çupi, deklaroi se ky grupim kërkon të bashkohet me pjesën tjetër të partisë. Por sipas saj çështjet e tjera, si non-grata e Berishës dhe çështjet që i ndajnë, duhet të diskutohen pas zgjedhjeve. 

Çupi nuk e mohoi mundësinë e tërheqjes së padisë në gjykatë ndaj Berishës, por e quajti çështje dytësore dhe të diskutueshme, që "mund të zgjidhet". 

Cupi: Nëse bashkohemi, bashkohemi në familjen tonë. Nëse vendosim kushte nuk arrihet. Për zgjedhjet vendore duhet të jemi bashkë. Nëse e kemi të sinqertë të votojmë kandidaturë dhe të mbështesim një kandidaturë. Më pas mund të ketë diskutime. Aktualiteti politik na detyron të bëhemi bashkë.

Padia, thuhet se në 3 nëntor jepet vendimi. A do të tërhiqet padia?

Çupi: Ne po diskutojmë për vullnete politike. Gjithçka tjetër është dytësore. Vullneti politik është primar. Nëse do të ketë vullnet politik mes protagonistëve të së djathtës, gjykata është hap i dytë që mund të zgjidhet. Foltorja ka përqindjen më të madhe të strukturave. Nga sondazhet nuk mohohet edhe efekti i grupit tonë.

dhurata Çupi

Sondazh

Poll