Aktualitet

“Dallga e emigracionit”/ Ilir Alimehmeti: Ne krijojmë mjekë e infermierë të mirë por nuk i vlerësojmë

Alimehmeti u shpreh se universitetet shqiptare prodhojnë ‘produkte’ të mira që vlerësohen më shumë jashtë vendit se në Shqipëri.

10 Tetor 2022, 22:14 Nga I.A
“Dallga e emigracionit”/ Ilir Alimehmeti: Ne krijojmë
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur në lidhje me largimin e shumtë të të rinjve jashtë vendit. I ftuar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, Alimehmeti tha se problemi kryesor në lidhje me largimin e të sapodiplomuarve e jo vetëm, drejt vendeve të perëndimit, është mosvlerësimi i tyre. Alimehmeti u shpreh se universitetet shqiptare prodhojnë ‘produkte’ të mira që vlerësohen më shumë jashtë vendit se në Shqipëri.

“Kemi fuqinë prodhuese si universitete, për të kriujuar mjekë e infermierë të aftë për në Gjermani por vlerësimi që ne iu bëjmë atyre është krejt ndryshe. Ne nuk kemi asnjë mekanizëm konkret në dorë për t’i ndaluar të ikin. Nuk shoh ndonjë veprim në këtë drejtim. Nuk i kemi pyetur ‘pse ikni’ dhe nuk i kemi analizuar seriozisht këto përgjigje. Pa e pranuar që ne kemi një fenomen shpopullimi ndryshe ne nuk do të bëjmë dot asgjë,” u shpreh Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll