Aktualitet

DOKUMENTI I DOSJES- Klodiana Lala jep të dhëna: Burimi drejtoi hetuesit, kërkuan njolla gjaku në Shijak

Klodiana Lala u shpreh se kontrolli është bërë në orët e paradites ndërsa tashmë në linjën e hetimit pritet të jetë marrja në pyetje e personave në fjalë dhe kundërshtarëve të tjerë të Ervis Martinajt.

10 Tetor 2022, 22:09 Nga k.m.
DOKUMENTI I DOSJES- Klodiana Lala jep të dhëna: Burimi drejtoi
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për aksionin e policisë gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e Avdylajve në Shijak në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. E ftuar në emisionin "Open", Klodiana Lala tha se gjatë kontrolleve në banesë janë marrë shumë materiale por policia nuk ka dhënë asnjë informacion për se bëhet fjalë deri në përfundim të hetimit. Po ashtu, ajo shtoi se uniformat blu kanë shkuar atje për të gjetur gjurmë biologjike të të shumëkërkuarit.

"Një burim ka njoftuar Prokurorinë se Ervis Martinaj mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë në një shtëpi në pronësi të Avdylajve në Shijak. Burime flasin se kanë marrë disa materiale por nuk flas dot me saktësi nëse janë prove, atje është shkuar për të gjetur gjurmë të mundshme biologjike, njolla gjaku psh. të Ervis Martinajt. Nuk e di nëse do të ketë kontrolle të tjera, por nuk mund të them se a janë pyetur Avdylajt,"-tha ajo. 

Po ashtu, ajo u shpreh se kontrolli është bërë në orët e paradites ndërsa tashmë në linjën e hetimit pritet të jetë marrja në pyetje e personave në fjalë dhe kundërshtarëve të tjerë të Ervis Martinajt.

“Prokuroria dhe gjykata bëjnë ping pong. Gjykata fare mirë mund të miratonte urdhrin për kontroll. Kontrolli është bërë në mëngjes. Fakti që ushtrohet kontroll sipas linjës së hetimit vijohet në marrje në pyetje të personave. Si janë pyetur kundërshtarët e tij si Endrit Dokle. Nga ana tjetër shumë persona që mund të merren në pyetje janë në arrati ashtu si pjesëtarët e Klanit Duka. Është marrë informacion nga një burim konfidencial se Ervis Martinaj është eliminuar në kundërshtarët e tij pasi është nxjerrë në pritë nga një vajzë. Dyshohet se ai mund të jetë rrëmbyer në qytetin e Durrësit dhe te jetë ekzekutuar,” deklaroi gazetarja.

klodiana lala ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll