Aktualitet

"10 mijë maturantë këtë vit ikën jashtë"/ Alimehmeti: Shqipëria po shpopullohet

I ftuar në emisionin que Vadis në Vizion Plus, Alimehmeti tha se shteti duhet që të bëj një sondazh, ku duhen pyetur se përse ikin studentët nga vendi. 

10 Tetor 2022, 22:38 Nga I.A
"10 mijë maturantë këtë vit ikën
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se jemi në vend numëro prej 10 vitesh për largimin e studentëve nga vendi. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Alimehmeti tha se shteti duhet që të bëj një sondazh, ku duhen pyetur se përse ikin studentët nga vendi dhe nuk rikthehen më. 

"Fakti që ne kemi, 10 vjet mbrapa të njejtën situatë. Ne e rivalizojmë këtë pjesë, po po na ikin një mjek, na ikin katër infermierë, por nuk kemi asnjë mekanizëm që të themi se çfarë mund të bëjmë që të kthehen në vend. Mjekë që mund të kthehen ka, por janë shumë të pakët. Ata janë të padukshëm, ne nuk i dimë fare se sa janë. Diku tentojnë ndonjë lidhje online. Nuk është kjo linja, Linja është sa po na ikin, çfarë mund të bëjmë më mirë. Ne nuk i kemi pyetur se përse ikin, le të marim 100 mjek, 100 infermierë, 100 maturantë, se kanë ikur 10 mijë maturantë këtë vit," tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll