Aktualitet

Po udhëtonin me Endrit Doklen/ DETAJI- Murati dhe Reçi kishin mbyllur "hesapet", ishin pyetur për masakrën e Fushë Krujës

Fatjon Murati dhe Gentian Reçi, 5 ditë më parë kanë dhënë deklarimet e tyre në polici në lidhje me masakrën e Fushë Krujës.

10 Tetor 2022, 22:55 Nga k.m.
Po udhëtonin me Endrit Doklen/ DETAJI- Murati dhe Reçi kishin
Fatjon Murati dhe Endrit Dokle

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga aksioni i Policisë së Shtetit, ku u ndalua pak ditë më parë Endrit Dokle dhe u lirua disa orë pas marrjes në pyetje bashkë me kunatin e tij Gentian Reçi. E ftuar në emisionin "Opinion",  Klodiana Lala tha se në fakt dy personat e tjerë që ishin në një makinë me Doklen, Gentian Reçi dhe Fatjon Murati në fakt kishin 'mbyllur punë' me drejtësinë. 

Lala zbuloi në emisionin “Open” se Fatjon Murati dhe Gentian Reçi, 5 ditë më parë kanë dhënë deklarimet e tyre në polici në lidhje me masakrën e Fushë Krujës.

“Pas vrasjes së Brilant Martinajt dhe dy miqve të tij ata janë kërkuar për t’u marrë në pyetje. Endrit Dokle është pyetur tre javë më parë për masakrën e Fushë Krujës. Fation Murati dhe Gentian Reçi kanë dhënë deklarimet e tyre pesë ditë më parë në policinë e Krujës dhe kanë dhënë shpjegime në lidhje me këtë ngjarje. Dokle dhe kunati i tij janë duke u hetuar për kapjen e një personi në kërkim. Për përplasjet e forta me Martinajt dhe grupet e tjera nuk mund të jap përgjigje tani sepse hetimet janë duke vijuar. Personazhe të botës së krimit gjenden papritur bashkë në një automjet të blinduar,”- u shpreh Lala.

Murati ishte në kërkim pasi rezultonte se gisht gisht në operacionin "Ruger" në Tiranë, ku edhe u gjetën dy depo me armë zjarri. Gjurma e gishtit të Muratit u gjet në një armë por nuk dihet se si ka përfunduar në të.

fatjon murati endrit dokle

Sondazh

Poll