10 Tetor 2022, 12:19
Nga f.g
Yan Sun dhe Delina Ibrahimaj
TIRANE- Dy orë pas përfundimit të konferencës për shtyp, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar u kujdes që mesazhi kryesor i konferencës, ai se FMN është kundër draftit që socialistët pritet të miratojnë në parlament, të përcillej siç duhet. Në një njoftim dërguar mediave, FMN sqaron se e ka shqyrtuar draftin dhe thekson se ky ligj dëmton moralin tatimor duke u kthyer në një kartë për dalje nga burgu për evazorët më të mëdhenj, pasi përfshihet falja e taksave, gjobave dhe dhënia e imunitetit për ta. FMN rendit edhe arsyet pse Shqipëria është ende larg një sistemi për vendosjen e amnistisë fiskale dhe shton se kapacitetet tona janë modeste për të vënë në fuqi një platformë të tillë.
Deklarata e plotë e FMN:
• Ne shqyrtuam ligjin e propozuar për amnistinë fiskale të nxjerrë për konsultim publik në qershor.
• Projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor. Amnistia fiskale mund të konsiderohet si një kartë "dalje nga burgu" për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen. Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore.
• Një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte. (i) Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi. Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme; (ii) një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV.
• Në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta, parakushtet për një PDV të suksesshme nuk përmbushen. Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare. Shqipëria ende ka mangësi strategjike për LPP/LFT./Dosja.al
fmn raporti i fmn 2022 amnistia fiskale
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:42
f.g
Yan Sun, shefja e misionit te FMN
TIRANE- Yan Sun, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se qeveria shqiptare e ka t&eum...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:43
e.k
Genc Sejko
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot në një konferencë për media...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:39
F.M
Shefja e FMN, Yan Sun
TIRANË- Shefja e FMN-së në Shqipëri Yan Sun kërkoi që qeveria shqiptare të ndryshojë ligjin p...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:23
f.g
TIRANE- Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen n...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:23
f.g
Delina Ibrahimaj, ministre
TIRANE- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Shqipëria ka për qëllim të ulë borxhin p...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:09
F.M
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se rritja e ekonomisë në vitin 2023 do të jetë e ul&eum...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 10:06
f.g
Misioni i FMN
TIRANE- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar doli sot në një konferencë për mediat ku dha përfundime...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 06:56
Apartament
TIRANË- Çmimet e apartamenteve në Bashkimin Europian nga viti 2010 deri në 3-mujorin e dytë të 2022, janë r...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 06:53
Foto Ilustruese
TIRANË- Bankat kanë nxjerrë jashtë bilanceve edhe 3.3 miliardë lekë kredi të humbura në gjysmë...
Ekonomi
10 Tetor 2022, 06:51
Foto Ilustruese
TIRANË- Biznesi shqiptar financon me burimet e veta më pak se gjysmën e strukturës së bilancit. Të dhëna...