Ekonomi

FMN skanon: Ekonomia shqiptare është goditur, inflacioni është rritur me shpejtësi!

Misioni i FMN bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe VGuvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko vunë theksin te inflacioni i lartë për shkak të luftës. 

10 Tetor 2022, 10:06 Nga f.g
FMN skanon: Ekonomia shqiptare është goditur, inflacioni
Misioni i FMN

TIRANE- Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar doli sot në një konferencë për mediat ku dha përfundimet e raportit pas 2 javë monitorim të situatës ekonomike në Shqipëri. FMN sqaron se situata në 6 muajtë e parë të 2022-ës për papunësinë është stabël por ekonomia tashmë është goditur dhe inflacioni është rritur. Shefja e misionit të FMN, Yan Sun, bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko vunë theksin te inflacioni i lartë për shkak të luftës "Ekonomia shqiptare është goditur, inflacioni është rritur me shpejtësi. Ndikimi i këtyre goditjeve mund të kërkojë kohë për tu shfaqur me pasoja ndaj bankat duhet të jenë të kujdesshme me kreditimin. Bankat me aksionerë individualë rrit rrezikun e mungesave në kapital dhe jep një ekspozim të lartë. Duhet stabilitet financiar."-tha shefja e FMN, Yan Sun. 

Ndërsa, ministrja Ibrahimaj deklaroi se lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në Shqipëri. ‘Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Punësimi u rrit me 3.6%. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë. Gjatë kësaj periudhe çështja kryesore ka qenë inflacioni i lartë i goditur nga oferta globale e disa mallrave bazë. Në vendin tonë krahasuar edhe me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Vlerën më të lartë e ka pasur në muajin gusht me 8%. Ne parashikojmë që gjatë këtij viti të kemi një nivel mesatar inflacioni në nivelin 6.5. Ky është nxitur nga goditja e ofertës dhe besojmë se nuk ka baza të forta që të vazhdojë në rritje besojmë se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një reduktim të ndjeshëm të inflacionit. Parashikojmë një normë inflacioni në rënie me 3.6 %. Duke u mbyllur në dhjetor të vitit 2023 me 3%. Situata është në kontroll, mbetemi vigjilent  për amonitozuar dhe jemi përgatitur për disa skenar alternativ. Gjatë periudhës janar gusht të ardhurat buxhetore janë rritur me 16%.’- u shpreh Ibrahimaj./Dosja.al

fmn delina ibrahimaj yan sun

Sondazh

Poll