Ekonomi

Sejko: Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi stabilitetin makroekonomik! Sektori bankar është i shëndetshëm

Sejko ka paralajmëruar se me gjithë sfidat që ka përpara vendi për shkak të inflacionit të lartë, rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive.

10 Tetor 2022, 10:43 Nga e.k
Sejko: Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi
Genc Sejko

TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot në një konferencë për mediat pas bisedimeve dy javore me FMN se fokusi kryesor i politikave ekonomike duhet të jetë marrja e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv.

Sejko ka paralajmëruar se me gjithë sfidat që ka përpara vendi për shkak të inflacionit të lartë, rritja ekonomike do të vijojë të jetë pozitive.

Genc Sejko: Rritja e shpejtë e cmimeve në tregjet botërore ka përallur shoqërinë e gjithë vendeve me sfida serioze ekonomike, inflacioni 8 % në gusht me rritje të shpejtë e bazë të gjerë. Inflacioni i lartë mbetet kërcënimi kryesor mbi stabilitetin makroekonomik e rritjen e qendrueeshme të vendit, gërryen fuqinë blerëse, rrit pasigurinë për të ardhmen, dëmton prespektivat afatgjata të zhvillimit të vendit. Për këtë arsye fokusi primar i politikave duhet marrja e masave të koordinuara për zbutjen e kostove të inflacionit e ktihimin në objektiv sa më shpejt me kosto sa më të ulëta. Ai nënkupton një rritje të normës bazë të interesit. Projeksionet sugjerojnë se inflacioni do mbetet në nivele të larta dhe gjatë 2-3 mujorëve në vijim. Projeksionet jane qe ekonomia do rritet përgjatë periudhës kohore afatmesme. Ndonëse aktiviteti ekonomik do vuajë pasojat negative të inflaciont rritja ekonomike e vendit do jetë pozitive. Rritja ekonomike do vijojë të përftitojë nga stabiltieti i përgjithshëm ekonomiko finacniar dhe nga mbështetja me kredi e instumente pagese nga sektori bankar. Sektori bankar është i shëndetshëm likuid.

genc sejko raporti i fmn per 2022

Sondazh

Poll