Ekonomi

Ibrahimaj: Rritja ekonomike do të ulet, në 2023 parashikojmë poshtë 2%

Ibrahimaj tha se në gjysmën e parë të vitit 2022, Shqipëria përjetoi një rritje ekonomike relativisht të fortë, në nivelin 4.2%,.

10 Tetor 2022, 10:09 Nga F.M
Ibrahimaj: Rritja ekonomike do të ulet, në 2023 parashikojmë
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj thotë se rritja e ekonomisë në vitin 2023 do të jetë e ulë, më poshtë se 2%/. Në fjalën e saj në tryezën me shefen e Fondit Ndërkombëtar Monetar, Ibrahimaj tha se në gjysmën e parë të vitit 2022, Shqipëria përjetoi një rritje ekonomike relativisht të fortë, në nivelin 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme. Por, gjërat do të ndryshojnë në vitin 2023, sipas Ibrahimajt.

"Rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022, ishte relativisht e fortë, në nivelin 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe kërkesa e huaj neto. Papunësia, gjatë gjysmës së parë të vitit u ul në 11.3%, ndërsa punësimi u rrit me 4.3% në krahasim me një vit më parë. Parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3.7%, nga 3.2% që ishte parashikuar më shumë. Rritja ekonomike në Shqipëri mund të jetë poshtë 2%. Gjatë periudhës Janar-Gusht, të ardhurat janë rritur, referuar të dhënvae operative të muajit shtaotr, të ardhurat kanë mbajtur nivel rritës. Rritja i atribuohet dhe rritjes ekonomike, përveç rritjes së çmimeve. Deri më tani buxheti vijon të operojë me një superfiçit fiskal,"- tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj raporti i fmn 2022

Sondazh

Poll