Ekonomi

Ndihmë për kategoritë sociale, FMN: Qeveria e ka të vështirë me borxhin e lartë, të targohet kush ka nevojë

Sun tha se qeveria duhet të kanalizojë më mirë ndihmën ekonomike për ta marrë ato kategori që kanë vërtetë nevojë për mbështetje. 

10 Tetor 2022, 10:42 Nga f.g
Ndihmë për kategoritë sociale, FMN: Qeveria e ka të
Yan Sun, shefja e misionit te FMN

TIRANE- Yan Sun, shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar deklaroi se qeveria shqiptare e ka të vështirë të mbështesë kategoritë në nevojë për shkak të borxhit të lartë publik dhe situatës ekonomike që po ngushtohet për shkak të luftësnë Ukrainë. Sun tha se qeveria duhet të kanalizojë më mirë ndihmën ekonomike për ta marrë ato kategori që kanë vërtetë nevojë për mbështetje. 

Duke patur parasysh situatën kur borxhi është 70 dhe situata është e vështirë, është e vështirë edhe rritja. Nuk mund të kemi një rritje të mbështetjes për grupet vulnerabël, por kemi kërkuar targetim të mbështetjes. Pra, jo të gjithë mund të mbrohen, ka njerëz që mund ta përballojnë rritjen e çmimit. Por duhet të shkojmë drejt ruajtjes dhe investimit të energjisë. Shteti duhet të shfrytëzojë kuadrin ligjor që ka, pra ndihmën sociale dhe ta marrin ata që kanë nevojë vërtetë për mbështetje. Por më shumë duhet bërë dhe të marrin ndihmë ata që kanë realisht nevojë. 

Yan Sun, përfaqësuese e FMN

yan sun raporti i fmn per 2022

Sondazh

Poll