Ekonomi

Ibrahimaj: Presim që deri në fund të vitit borxhi publik të ulet në 70%

Në prezantimin e raportit paraprak që misioni i FMN bëri sot në Shqipëri, Ibrahimaj tha se kërkohet një balancë pozitive. 

10 Tetor 2022, 10:23 Nga f.g
Ibrahimaj: Presim që deri në fund të vitit borxhi publik të
Delina Ibrahimaj, ministre

TIRANE- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot se Shqipëria ka për qëllim të ulë borxhin publik deri në 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto GDP deri në fund të vitit. Në prezantimin e raportit paraprak që misioni i FMN bëri sot në Shqipëri, Ibrahimaj tha se kërkohet një balancë pozitive. 

"Nga ana tjetër, kemi qenë mjaft të vendosur për të ruajtur qëndrueshmërinë e financave publike. Në rishikimin e fundit të buxhetit në korrik kemi ulur deficitin e GDP në 4.1%. Ne presim që deficit fiskal në 2022 të jetë më i ulët se kufiri ligjor i rishikiuar. Presim që borxhi publik të jetë nën nivelin 70% të GDP deri në fund të këtij viti nga 73.2% që ishte në fund të 2021.

Sa i përket objektivave kryesore, mbetemi të përkushtuar në uljen e borxhit publik në përputhje me rregullat fiskal, synojmë të kalojmë në balancë primare pozitive nga viti i ardhshëm dhe nga 2024 bëhet detyrim ligjor që e bën të detyrueshme arritjen e një balance pozitive.

Brenda kufijve që na lejon hapësira fiskale, mbetemi të përkushtuar për të zbutur ndikimin e krizës në shoqërinë tonë”, tha Ibrahimaj.

delina ibrahimaj raporti i fmn per 2022

Sondazh

Poll