Ekonomi

Biznesi shqiptar “mbahet” me borxhe, kryeson ndërtimi: Kapitali financon më pak se gjysmën e bilancit

Të gjithë sektorët e tjerë kanë një peshë më të ulët se 50% të kapitalit, duke filluar nga ndërtimi, me 39%, informacioni, me 24%, pasuritë e paluajtshme, me 15% dhe në fund sektori i hoteleve dhe restoranteve, me 11%. Të gjithë këta sektorë e financojnë pjesën më të madhe të bilancit kryesisht nëpërmjet detyrimeve.

10 Tetor 2022, 06:51 Nga DOSJA
Biznesi shqiptar “mbahet” me borxhe, kryeson ndërtimi: Kapitali
Foto Ilustruese

TIRANË- Biznesi shqiptar financon me burimet e veta më pak se gjysmën e strukturës së bilancit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kapitali përbën rreth 49% të vlerës së bilancit të sipërmarrjes shqiptare në terma mesatarë, por me luhatje të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të marrë në analizë. Për bujqësinë, kapitali përbën 78.5% të kapitalit kundrejt strukturës totale të financimit të bilancit, ndërsa vetëm 11.5% e përbëjnë detyrimet.

Pas bujqësisë, që ka edhe peshën më të lartë të kapitalit në bilanc, industria është i vetmi sektor ku kapitali përbën më shumë se 50% të bilancit është industria, me rreth 50.7%. Të gjithë sektorët e tjerë kanë një peshë më të ulët se 50% të kapitalit, duke filluar nga ndërtimi, me 39%, informacioni, me 24%, pasuritë e paluajtshme, me 15% dhe në fund sektori i hoteleve dhe restoranteve, me 11%. Të gjithë këta sektorë e financojnë pjesën më të madhe të bilancit kryesisht nëpërmjet detyrimeve.

Në total, huaja bankare përbën mesatarisht rreth 18% të strukturës së financimit të bilancit për bizneset shqiptare. Sipas disa të dhënave nga Banka e Shqipërisë, megjithatë shkalla e përdorimit të huasë për të mbështetur aktivitetin ka diferenca të konsiderueshme mes sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Ndër sektorët e marrë në analizë, ai që ka peshën më të madhe të huasë në strukturën e bilancit (kapital+detyrime) është ai i pasurive të paluajtshme, me 31.5%. Vijon sektori i hotelerisë dhe restoranteve, me 14.2%, ndërtimi, me 11.2%, industria, me 10.6%, informacioni me 9.9% dhe në fund bujqësia, me 6.3%.

Kjo konfirmon atë që sektori i bujqësisë ngelet ai me aksesin më të dobët në kredinë bankare në raport me të gjithë sektorët me peshë të ekonomisë. Pas huasë bankare, vijon zëri i detyrimeve me furnitorët, që përbën rreth 11% të strukturës së përgjithshme të financimit të bizneseve në ekonominë shqiptare. Peshën më të lartë të detyrimeve furnitorët në bilance e ka sektori i hotelerisë dhe restoranteve, me 30%, i ndjekur nga informacioni me 24% dhe pasuritë e paluajtshme, me 23%. Peshën më të ulët e ka sërish bujqësia, me 5.2%.

Në fakt, sipas analizës së Bankave të Shqipërisë, zëri kryesor në strukturën e detyrimeve është ai që klasifikohet në zërin “Të tjera” dhe që nuk përfshin as huatë bankare dhe as marrëdhëniet me furnitorët. Ky zë përbën rreth 52% të strukturës së financimit të bilancit në terma mesatarë. Pesha më e lartë e këtij zëri regjistrohet në sektorin e hoteleri-restoranteve, me pothuajse 45%, e ndjekur nga informacioni, me 41% dhe ndërtimi, me 31%. Peshën më të ulët të detyrimeve të tjera e ka gjithmonë bujqësia, me 10%.

Biznesi shqiptar “mbahet” me borxhe, kryeson ndërtimi: Kapitali
Të dhëna nga banka

Megjithëse ky zë nuk detajohet, mund të vlerësohet se ai përfshin huamarrje jashtë institucioneve financiare apo detyrime me palë të tjera. 

Marrë nga Monitor.al

biznesi ne shqiperi

Sondazh

Poll