Ekonomi

FMN jep lajmin e keq: Ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen në 2%, kujdes borxhi publik, duhen politika vigjilente!

Sun tha se Shqipëria duhet të marrë masa për politika monetare të kujdesshme. 

10 Tetor 2022, 10:23 Nga f.g

FMN jep lajmin e keq: Ekonomia shqiptare do të ngadalësojë

TIRANE- Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Yan Sun deklaroi sot se ekonomia shqiptare do të ngadalësojë rritjen në vitin 2023. Në një konferencë për mediat ku dha gjetjet paraprake të monitorimit 2-javor të ekonomisë, Sun tha se Shqipëria duhet të marrë masa për politika monetare të kujdesshme. 

Sun, përfaqësuese e FMN: Doja të vija theksin në disa elementë. Ekonomia shqiptare e ka përballuar mirë goditjen që prej vitit 2019. Rritja ekonomike për vitin 2022 qëndron në 3.7% falë turizmit ndërsa në vitin 2023 do të kemi një ulje në 2%. 

Rreziqet në rritje që vijnë nga lufta dhe inflacioni po rritet. Shqipëria do të përballet me kushte të shtrënguara financimi. Duhen politika të kujdesshme dhe vigjilente. Problem borxhi publik. Konsolidimi financiar është jetik për politikat e manovrimit. Ne rekomandojmë që qeveria të ketë një bilanc primar në 0 për buxhetin dhe të synojë të vazhdojë konsolidimin për vitin 2024 me një bilanc primar në 1.4%. Strategjia afatmesme e të ardhurave, të ardhurat publike duhen ruajtur dhe duhen zbutur kostot e huamarrjes. Politika monetare jemi dakord që të normalizojmë politikën e marrë nga Banka e Shqipërisë për të rritur normat e interesit ndërsa sistemi mbetet i mbështetur nga FMN. Bankat janë të ekspozuara ndaj rrezikut. Në muajin dhjetor do të botohet raporti i plotë. 

yan sun raporti i fmn per 2022

Sondazh

Poll