Politike

Dorëzohet në Kongresin amerikan projekt-rezoluta për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, kërkohet ndëshkimi i Iranit

Zëri i Amërikës shkruante më 7 tetor të këtij viti se projekt-rezoluta inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t'u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike.

9 Tetor 2022, 20:51 Nga F.M
Dorëzohet në Kongresin amerikan projekt-rezoluta për sulmet
Kongresi i SHBA

SHBA- Është dorëzuar në kongresin amerikan rezoluta që dënon sulmet kibernerike të Iranit ndaj Shqipërisë. Kongresmenët amerikanë Ritchie Torres, Robert Aderholt, Jim Himes dhe Lisa Mc.Clain kanë dorëzuar rezolutën që kërkon vazhdimin e vendosjes para përgjegjësisë të Iranit që organizoi sulmet si edhe bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

Zëri i Amërikës shkruante më 7 tetor të këtij viti se projekt-rezoluta inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t'u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike. Përveç Torres projekt-rezoluta ka si autorë tre bashkëkryetarët e tjerë të Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare, ligjvënësi tjetër demokrat Jim Himes dhe republikanët Lisa Mçlain dhe Robert Aderholt.

Më 7 shtator, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me Iranin, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë dhe dolën në përfundimin se pas tij qëndronte Irani.

Më 9 shtator, Shtetet e Bashkuara njoftuan për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë dhe ministrit të saj Esmail Khatibi për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, përfshirë sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll