Politike

Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion: Vendi mik që solli Pfizer në Shqipëri ishte Italia, kompania na kërcënonte

Ai tha se bashkë me Di Maion ishin të detyruar ta bënin këtë gjë në mënyrë kontrabandë, si e vetmja rrugë që lejoi futjen e vaksinave të para Pfizer në Shqipëri. 

9 Tetor 2022, 17:26 Nga F.M
Rama zbulon ‘kontrabandën’ me Di Maion: Vendi mik që solli
Edi Rama dhe Luigi Di Maio

ITALI- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se vendi mik që soolli vaksinat nga Rinasi gjatë periudhës së pandemisë së Covid-19, ishte Italia. I pranishëm në Bergamo, në një gjatë fjalimit të tij në seminarin "Kultura do të shpëtojë botën", Rama tregoi se ai dhe ministri i jashtë mitalian, Luigi Di Maio kishin arritur një marrëveshje, pavarësisht se kompania që prodhonte Pfizer nuk e lejonte dhurimin e vaksinave. Ai tha se bashkë me Di Maion ishin të detyruar ta bënin këtë gjë në mënyrë kontrabandë, si e vetmja rrugë që lejoi futjen e vaksinave të para Pfizer në Shqipëri. 

"Një operacion kontrabande vaksinash i kryer nga dy ministra. Sot do them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitan-shqiptar, ne kemi bërë një operacion kontrabande bashkë. Çfarë italiani apo shqiptari je nëse je gjithmonë në përputhje me ligjin? Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin, ishn si peshku pa ujë gjatë pandemisë së Covid-19 dhe nuk mund të merrnim vaksina. Unë e pyeta Luigin: a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pfizer kishte një kontratë shumë kapitaliste me qeveritë: Unë ju jap vaksinat, por ju nuk mund t'ia jepni askujt. Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha: do të ishte një gjë shumë serioze. Por ne e bëmë këtë në mënyrë sekrete: dy ministra i kalonin njëri-tjetrit mallra kontrabandë për të shpëtuar njerëzit. Avokatët e Pfizer po na kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thamë: nga një vend mik. Mësuam nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik për policinë. Luigi, ti je tani një njeri i lirë,"- tregoi Rama. 

Më 11 janar të vitit 2021, kryeministri Edi Rama u shfaq në aeroportin e Rinasit ku tregoi se Shqipëria kishte marrë 975 dozat e para të vaksinave Pfizer, dhuratë nga një vend mik, pjesë e Bashkimit Evropian.

"Janë 975 doza për të nisur vaksinimin. Vendi nuk e them dot sepse vetë vendi ka kërkuar konfidencialitet,"- tha Rama në atë kohë.

Dosja.al siguroi në atë kohë dokumentacionin e plotë bashkëngjitur “valixhes” me 975 doza Pfizer/BioNtech. Pritësi ishte agjencia doganore ‘Ben Impex&Co”, ndërsa binte në sy fakti se kutia me vaksina ka mbërritur “DORAZI”. Në faturën e zhdoganimit shihej se vakinat ishin transportuar dorazi me kuti, dhe më pas është tërhequr nga punonjësi i agjencisë doganore për të kaluar tek Instituti i Shëndetit Publik, institucion që e ka kaluar me urgjencë vaksinën tek stadiumi Air Albania.

edi rama luigi di maio

Sondazh

Poll