Sport

PSG nuk di të fitojë pa Messin, Sergio Ramos vazhdon avazin e kartonave dhe Neymar që nuk shënon, Reims kënaqet me pikën

PSG ndalet dhe nuk arrin të shkojë përtej 0-0 ndaj Reims. Skuadra e drejtuar nga Galtier luajti për mbi 50 minuta me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Sergio Ramos.

8 Tetor 2022, 23:38 Nga DOSJA

PSG nuk di të fitojë pa Messin, Sergio Ramos vazhdon avazin e

FRANCË- PSG ndalet dhe nuk arrin të shkojë përtej 0-0 ndaj Reims. Skuadra e drejtuar nga Galtier luajti për mbi 50 minuta me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Sergio Ramos. PSG e nisi mirë takimin me disa raste të Fabian Ruiz dhe Neymar, por në minutën e 41-të, ndeshja ndryshoi plotësisht.

Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq pas një debati të nxehtë. ë inferioritet numerik, PSG nuk gjeti forcën e duhur për të marrë maksimumin dhe duke u ndalur për herë të dytë në këtë sezon, ndërsa nuk përfitoi as nga hapi fals i marsejezëve, që javën e ardhshme do të jëtë kundërshtari i radhës.

Në krahun tjetër, Reims u rikthye te rezultati pozitiv përballë parizienëve pas pesë humbjeve radhazi, ose thënë ndryshe nga 25 shtatori i vitit 2019.
Pas këtij barazimi, PSG qëndron në vendin e parë me 26 pikë, tre më shumë se Marseille, ndërsa Reims shkon në koutën e 8 pikëve në vendin e 14.

E.Ç (Dosja.al)

ramos psg

Sondazh

Poll