Politike

Çfarë bëri mirë Kryemadhi në krye të LSI-së? Meta: Monika është makineri, por i besoi Bashës

Ilir Meta listoi edhe punët e mira që Kryemadhi ka bërë gjatë drejtimit të asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

8 Tetor 2022, 17:39 Nga k.m.
Çfarë bëri mirë Kryemadhi në krye të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se djegia e mandateve ishte një vendim katastrofik ekskluziv i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, por edhe nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi. I ftuar në emisionini "Kjo Javë", Meta listoi edhe punët e mira që Kryemadhi ka bërë gjatë drejtimit të asokohe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa nuk harroi që të sulmonte edhe ish-kryedemokratin Lulzim Basha. kishte bërë betimin.

Çfarë bëri mirë Monika Kryemadhi?

Meta: Monika është makineri organizative dhe frymëzuese. Ka qënë një politikane e spikatur. Ka historinë e saj të pavarur nga unë. Ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës, e këto janë pasojat që po vuajmë. Basha ishte i qartë në pozitën e tij sepse nuk donte të hynte në zgjedhje lokale pasi ishte në koordinim më Ramën. 

Fakti që sot kemi zero këshilltar në Këshillat Bashkiak është një situatë e keqe ku nuk mbron dot të drejtat e qytetarëve. Ishte diçka e qëllimshme nga Rama dhe Basha që LSI të digjte mandatet, për të defaktorizuar LSI dhe për të më shkarkuar mua. E kemi parasysh të gjithë këtë gabim, që do të sillte pasoja fatale për vendin

ilir meta monika kryemadhi

Sondazh

Poll