Politike

Berisha nga Lazarati: Jeni bastion i pamposhtur i lirisë

Berisha tha se nuk ka asnjë forcë që ta shpërbëjë Lazaratin dhe çdo ide e tillë do të marrë përgjigjen e merituar.

8 Tetor 2022, 14:01 Nga e.k
Berisha nga Lazarati: Jeni bastion i pamposhtur i lirisë
Sali Berisha

LAZARAT- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar takimet në Lazarat, ku ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që PD ka marrë nga aty.

Berisha tha se nuk ka asnjë forcë që ta shpërbëjë Lazaratin dhe çdo ide e tillë do të marrë përgjigjen e merituar.

Sali BerishaDua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit. Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare. I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë.

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll