Sport

Të shtëna armësh dhe britma, tentativë grabitje në vilën e Di Maria-s, policia arreston grabitësin

Mbrëmje frike për Angel Di Maria.

6 Tetor 2022, 22:59 Nga DOSJA

Të shtëna armësh dhe britma, tentativë grabitje në

ITALI- Mbrëmje frike për Angel Di Maria. Një bandë kriminelësh tentuan të hynin në vilën e sulmuesit argjentinas të Juventusit, që ndodhet rrëzë kodrës së Torinos, në zonën e Gran Madre, dhe njëri prej grabitësve u arrestua nga patrullat e policisë. Disa dëshmitarë, raporton La Repubblica, do të kishin dëgjuar britma, pastaj disa zhurma që dukeshin të shtëna, por për momentin nuk ka asnjë konfirmim se të shtëna armësh kanë shpërthyer.

Grabitësit u ndaluan para se të largoheshin, me shërbimin e sigurisë së rezidencës së lojtarit që raportuan se grabitësit kishin hyrë në kopsht pasi u ngjitën mbi gardh. Në atë moment është thirrur policia dhe efektivët e policisë kanë mundur të parandalojnë grabitjen dhe kanë ndaluar një nga anëtarët e bandës.

E.Ç (Dosja.al)

di maria juventus

Sondazh

Poll