Aktualitet

Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA kontrolle në Shijak

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Forcat Speciale RENEA kanë ushtruar  kontrolle në Shijak gjatë mbrëmjes së djeshme.

7 Tetor 2022, 11:45 Nga k.m.
Zhdukja e Ervis Martinajt, RENEA kontrolle në Shijak
Ervis Martinaj

SHIJAK- Zhdukja e Ervis Martinajt, Policia e Shtetit po ndërmerr hapat e para për të zbardhur misterin e ngjarjes. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Forcat Speciale RENEA kanë ushtruar kontrolle në Shijak gjatë mbrëmjes së djeshme. Por duket se aksioni vijon edhe paraditen e sotme. Kontrollet po zhvillohen në vende ku dyshohet se mund të jenë të dyshuar për procedentë kriminalë, por ende nuk ka ansjë njoftim zyrtar lidhur me çfarë po ndodh në qytetin ku mendohet se Martinaj u pa për herë të fundit. Deri më tani nuk ka detaje të tjera. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll