Aktualitet

Ushtria Shqiptare në 110 vjet histori, Blendi Fevziu ‘gjen’ armën më të bukur: Kjo është pushka "Karajfile"

Kjo armë përdorej në Shkodër, Prizren, Tetovë e Berat.

7 Tetor 2022, 11:37 Nga k.m.
Ushtria Shqiptare në 110 vjet histori, Blendi Fevziu ‘gjen’
Blendi Fevziu

TIRANË- Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka shpërdarë foto me disa armë dhe mjete të tjera luftarake nga muzeu ku janë vendosur armët e përdorura nga Ushtria Shqiptare me rastin e 110 vjetorit të krijimit. Ai ka veçuar një nga këto armë, e cila është emërtuar ‘Karajfile’, e cila sipas tij është arma e prodhuar nga mjeshtrit shqiptarë. Kjo armë përdorej në Shkodër, Prizren, Tetovë e Berat.

“Karajfile, ky është emri i pushkës që ka qenë për shumë kohë krenaria e prodhuesve shqiptarë në Shkodër, Prizren, Tetovë e Berat. Karajfilja ishte një prodhim autentik venecian i firmës Carlo & figli, por që u përsos dhe u shndërrua në një vepër arti nga prodhuesit shqiptarë. Sipas fjalorit shqiptar: Pushka karajfil/e, është një dyfek i gjatë, që mbushej nga gryka dhe shkrehej me strall. Ajo është 1.5 metra e gjatë dhe në Shqipëri prodhohej e dekoruar me filigram, argjend dhe qyte fildishi. Për bukurinë e prodhimit, Karajfilja shqiptare u bë më e famshme dhe shumë më e kërkuar sot nga koleksionistët se sa vete mëma veneciane. Në Europë u përdor deri në mes të viteve 1700, por në Shqipëri që popullore edhe 100 vjet më pas. Ajo është arma më e bukur e prodhuar nga mjeshtrat shqiptare,”- shkruan Blendi Fevziu në postimin ku duket edhe arma e veçantë.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

blendi fevziu

Sondazh

Poll