Aktualitet

Ish-shefi i krimeve në Elbasan kërkon lirimin nga qelia, gjykata e Lartë regjistron rekursin e tij

Çështja ndaj tij është regjistruar nga Gjykata e Lartë dhe do shqyrtohet nga anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi.

7 Tetor 2022, 09:56 Nga A.B
Ish-shefi i krimeve në Elbasan kërkon lirimin nga qelia, gjykata e
Leonard Palushi

TIRANË- Ish shefi i krimeve i policisë Elbasan i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Çështja ndaj tij është regjistruar nga Gjykata e Lartë dhe do shqyrtohet nga anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi.

Ditën e djeshme, gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish-shefit të Krimeve të Policisë Elbasan, Leonard Palushi për ndryshim mase, duke e lënë pas hekurave.

Leonard Palushi u arrestua në maj të këtij viti pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumanit, se ish-efektivi ka bashkëpunuar me grupet kriminale në Elbasan. Sipas dëshmisë së Dumanit përballë prokurorëve të SPAK, Erjon Alibej, i dyshuar si organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, kishte përdorur njohjet me efektivin e policisë për të devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2020.

Palushi ka mohuar akuzat, ku sipas tij ai ka ushtruar vetëm detyrën dhe nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me grupet që operojnë në Elbasan.

leonard palushi

Sondazh

Poll