Aktualitet

Plagosje në Durrës, 50-vjeçari përfundon në spital pas sherrit me thika

Ende nuk dihet identiteti i personi që e ka plagosur apo mënyra se si ka ndodhur ngjarja. 

6 Tetor 2022, 23:58 Nga F.M
Plagosje në Durrës, 50-vjeçari përfundon në spital
Spitali i Durrës

DURRËS- Një 50-vjeçar me inicialet B.F., ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Durrësit pas një konflikti çasti. 50-vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet identiteti i personi që e ka plagosur apo mënyra se si ka ndodhur ngjarja. 

Njoftimi: Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne durres

Sondazh

Poll