Sport

Momenti negativ i Benzema-s, ende asnjë gol në Champions; nuk ka shënuar që prej 28 gushtit

4 gola në 8 ndeshje zyrtare janë çdo gjë tjetër veç shifra negative.

6 Tetor 2022, 19:08 Nga DOSJA

Momenti negativ i Benzema-s, ende asnjë gol në Champions; nuk ka

SPANJË- Të folurit për krizën mund të duket qartësisht e ekzagjeruar, por duke pasur parasysh standardet me të cilat na ka mësuar ndër vite, rënia e lehtë që po karakterizon fillimin e sezonit të Karim Benzemas sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re.

4 gola në 8 ndeshje zyrtare janë çdo gjë tjetër veç shifra negative. Goli në Superkupë ndaj Frankfurtit dhe tre gola në kampionat, dy Espanyol dhe një Celta Vigo-s janë shifrat e sulmuesit. Më pas, me ardhjen e shtatorit, muzika u bllokua. Dëmtimi muskulor që pësoi e detyroi të humbiste dy ndeshje në kampion, një në Champions League dhe dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Francën.

Megjithatë, në ndeshjet e mbetura në të cilat ishte në formacion, ish-sulmuesi i Lionit nuk mundi të gjente më rrugën drejt portës. Vitin e kaluar, Benzema kishte shënuar 2 gola në Champions dhe 8 në La Liga.

E.Ç (Dosja.al)

benzema real madrid

Sondazh

Poll