Sport

Kapen 30 kg hashash në Milano, pakot ishin me fotografitë e Hakimit!

Në Milano, policia ka sekuestruar në fakt 30 kg hashash të ndarë në pako të ndryshme, ku secili kishte fotografinë e mbrojtësit të krahut të Paris Saint Germain, Achraf Hakimi.

6 Tetor 2022, 18:55 Nga DOSJA

Kapen 30 kg hashash në Milano, pakot ishin me fotografitë e Hakimit!

MILANO- Të qenit një futbollist i famshëm ndonjëherë të krijon probleme. Në Milano, policia ka sekuestruar në fakt 30 kg hashash të ndarë në pako të ndryshme, ku secili kishte fotografinë e mbrojtësit të krahut të Paris Saint Germain, Achraf Hakimi.

Një makinë e parkuar dhe një shkëmbim i mëpasshëm i pakove, ngjalli dyshimin në polici. Duke zbuluar objektin e tregtisë, agjentët ndaluan shitësin dhe i gjetën mbi 11.500 euro cash. Më pas, agjentët gjetën mbi 30 kilogramë hashash me figurën e Hakimit. Është arrestuar një 31-vjeçar maroken, pra bashkatdhetar i futbollistit.

E.Ç (Dosja.al)

hakimi psg

Sondazh

Poll