Sport

Oliver Kahn zbulon prapaskenën e merkatos: Ishim në bisedime së bashku me Dortmund për Ronaldon

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka zbuluar se klubi dhe Borussia Dortmund ishin në bisedime për të firmosur me Cristiano Ronaldon.

6 Tetor 2022, 15:55 Nga DOSJA

Oliver Kahn zbulon prapaskenën e merkatos: Ishim në bisedime së

GJERMANI- Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Oliver Kahn, ka zbuluar se klubi dhe Borussia Dortmund ishin në bisedime për të firmosur me Cristiano Ronaldon.Dëshira e tij për t'u larguar nga Manchester United besohej se buronte për arsyen se klubi anglez nuk ishte në Champions League.
"Ne diskutuam shkurtimisht me Ronaldon te Bayern dhe Dortmundi kishte nisur kontaktet.

Sigurisht, superyjet si Ronaldo janë një faktor i rëndësishëm në tërheqjen e vëmendjes në kampionat. Ai është një nga më të mëdhenjtë e dekadës së fundit por ne hoqëm dorë shumë shpejt nga ideja”.

Ronaldo ka edhe një vit të mbetur nga kontrata e tij me opsionin e zgjatjes për 12 muaj.Duket se Cristiano Ronaldo është ende i interesuar të largohet nga Manchester United dhe ndoshta edhe më shumë tani që ai po aktivizohet me pikatore.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united bayern munich kahn

Sondazh

Poll