Sport

VIDEO/ Shënoi një gol spektakolar nga mesi i fushës, skuadra e tij tani në ‘play-off’…

Lucas Zelarayán, një lojtar armen i Colombus, hapi rezultatin në ndeshjen midis ekipit të tij dhe Charlotte FC duke e befasuar portierin kundërshtar.

6 Tetor 2022, 16:29 Nga DOSJA

VIDEO/ Shënoi një gol spektakolar nga mesi i fushës, skuadra e

SHBA - Charlotte FC dhe Columbus Crew luajtën shanset e tyre të fundit për të hyrë në ‘play-off’ të MLS-së. Me dy ndeshje të mbetura, të dyja skuadrat po luftonin për vendin e shtatë në konferencën e tyre, vendi i fundit që i jep akses në ‘play-off’ dhe me avantazhin që një nga rivalët e tyre, Orlando City, ishte mundur në Miami nga Interi i Beckham.

Në një ndeshje kaq të rëndësishme, është e zakonshme që lojtarët të marrin vendime në fushë, megjithatë, Lucas Zelarayán, një lojtar armen i lindur në Córdoba (Argjentinë) kishte plane të tjera. Mesfushori armen, ndërsa kërkonte se kujt t'i jepte topin, vuri re se portieri i Charlotte, Kristijan Kahlina kishte dale përpara. 

Pa u menduar shumë për këtë, ai vendosi të lëshojë një goditje në drejtim të kuadratit të portës kundërshtare, duke e befasuar portierin kroat teksa pa që topi i goditur aq larg, përfundoi në rrjetë. Armeni Zelarayá realizoi një nga golat më spektakolarë, jo vetëm të ditës, por edhe të sezonit MLS.

Ndeshja u mbyll në barazim 2-2 dhe Columbus Crew është momentalisht në vendin e shtatë në Konferencën Lindore dhe për rrjedhojë, në vendin e fundit që i jep akses në ‘play-off’. Columbus Crew dhe Orlando City do të takohen në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt të MLS në Konferencën Lindore, për të zbuluar se cili nga të dy skuadrat do të renditet në vendin e shtatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll