Sport

Courtois po shikon për ‘El Cásico’, ndërsa Ceballos dy-tre javë larg Real Madridit…

Me gjasa portieri belg pritet për ndeshjen ndaj Barcelonës, mesfushori do të jetë mungesë ed sigurtë

6 Tetor 2022, 15:51 Nga DOSJA

Courtois po shikon për ‘El Cásico’, ndërsa Ceballos

SPANJE - Real Madridi u stërvit këtë të enjte në Valdebebas, në të parën nga dy seancat stërvitore në dispozicion të lojtarëve të Carlo Ancelolttit për t'u përgatitur për ndeshjen e tyre të radhës, ditën e 8-të të La Ligas kundër Getafes në Coliseum.

Të dalluara ishin mungesat e Courtois dhe Ceballos, të cilët nuk ishin edhe në duelin ndaj Shakhtarit dhe që do të mbeten sërish jashtë listës ndaj Getafes. Në rastin e portierit, objektivi i madh është ‘El Clasico’, ndërsa Ceballos do të qëndrojë jashtë për dy ose tre javë. Mesfushori, siç konfirmohet nga klubi, ka pësuar një dëmtim në biceps të femoris.

Për pjesën tjetër të lojtarëve të aktivizuar në ndeshja kundër Shakhtarit, nuk ka lajme të këqija në formën e dëmtimeve apo shqetësimeve. Edhe Rodrygo, i cili e përfundoi ndeshjen me disa ngërçe të muskujve, punoi pa probleme të mëdha në fushë.

Real Madrid do të stërvitet sërish këtë të premte nga ora 11:00, me 15 minuta të hapura për mediat. Pas seancës, Ancelotti do të dalë në një konferencë për shtyp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll