Sport

Sergio Ramos ‘në vendin e krimit’, dhe nuk harron t'i dërgojë një mesazh Real Madridit

“Një rikthim special, në një vend kur ishim të lumtur”, shoqëroi një imazh të qendërmbrojtësit në Estadio da Luz...

6 Tetor 2022, 17:43 Nga DOSJA

Sergio Ramos ‘në vendin e krimit’, dhe nuk harron t'i

SPANJE - Ka momente në botën e futbollit që mbeten të gdhendura në zemrat e disa futbollistëve. Ndërrimi i fanelës nuk është një arsye bindëse për të harruar një kujtim të lumturisë maksimale dhe kjo është diçka, që Sergio Ramos e ka treguar në vetën e parë. Mbrojtësi qendror i PSG-së eci nëpër korridoret e Estadio da Luz mbrëmë dhe përfundoi duke udhëtuar pas në kohë, përmes kujtimeve. Saktësisht më 24 maj 2014 .

Heroi i trofeut të dhjetës të Champions league, u kthye në vendin e krimit. PSG u ndesh me Benfikën në një ndeshje të fazës së grupeve të Champions League dhe skenari tregoi vetëm një episod. 

Goli i tij në minutën e 93-të, i cili ende po kërcen nga muret e Estadio da Luz, solli kujtime të pashlyeshme dhe Sergio Ramos nuk ngurroi të shkruante në rrjetet e tij sociale një mesazh në stilin madrilen: “Një rikthim special, në një vend kur ishim të lumtur”,- shoqëronte një imazh të qendërmbrojtësit në tunelin e dhomës së zhveshjes që dikur pa Real Madridin të fitonte finalen e Champions League kundër Atlético Madrid.

Sergio Ramos ‘në vendin e krimit’, dhe nuk harron t'i

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll