Sport

Angli, peticion për ta përjashtuar Haaland nga Premier League, arsyeja është qersharake: "Është si robot"

Erling Haaland është shumë i fortë dhe nuk duhet të luajë më në Premier League. Ky është mendimi i një tifozi, i cili ka vendosur të nisë një peticion në Change.org për të kërkuar që norvegjezi të largohet nga futbolli anglez.

6 Tetor 2022, 16:02 Nga DOSJA

Angli, peticion për ta përjashtuar Haaland nga Premier League, arsyeja

ANGLI- Erling Haaland është shumë i fortë dhe nuk duhet të luajë më në Premier League. Ky është mendimi i një tifozi, i cili ka vendosur të nisë një peticion në Change.org për të kërkuar që norvegjezi të largohet nga futbolli anglez. Ka qenë i suksesshëm? Peticioni ka mbledhur tashmë disa firma. Sulmuesi norvegjez është konsideruar si një robot që sipas disave duhet hequr nga futbolli anglez sepse është shumë i fortë.

"Thjesht nuk është e drejtë - shkruan përdoruesi Ten Hag's Reds - Ne mund t'i ndryshojmë gjërat. Tani është koha që ne tifozët të ndërmarrim veprime. Ky robot nuk duhet të lejohet të vazhdojë të luajë në vendin tonë”.

Disa njerëz kanë nënshkruar tashmë peticionin, por qëllimi i tyre nuk ka gjasa të arrihet. Nuk dihet nëse norvegjezi ishte në dijeni të nismës, por ndërkohë vazhdoi të bënte atë që di mirë mirë, të shënojë. Ndërkohë që peticioni anti-Haaland pushtoi rrjetin, në fakt, 22-vjeçari shënoi një dopietë në Champions League kundër Kopenhagenit, duke lënë pa fjalë Kamil Grabara, portierin kundërshtar.

E.Ç (Dosja.al)

haaland premier league manchester city

Sondazh

Poll