Sport

Stankovic zyrtarizohet si trajner i Sampdorias, serbi i tretë që ulet në pankinën e skuadrës italiane

Kështu e ka zyrtarizuar klubi i Sampdorias ardhjen e trajnerit serb i cili do të drejtojë seancën e parë stërvitore pasditen e sotme dhe do të debutojë të shtunën ndaj Bolonjës.

6 Tetor 2022, 13:01 Nga DOSJA

Stankovic zyrtarizohet si trajner i Sampdorias, serbi i tretë që ulet

ITALI- “U.C. Sampdoria mirëpret Dejan StankoviC si trajner i ekipit të parë deri më 30 qershor 2023 me opsion deri më 30 qershor 2024.” Kjo është komunikata me të cilën klubi i Sampdorias bëri të ditur statusin zyrtar të trajnerit të ri.

Kështu e ka zyrtarizuar klubi i Sampdorias ardhjen e trajnerit serb i cili do të drejtojë seancën e parë stërvitore pasditen e sotme dhe do të debutojë të shtunën ndaj Bolonjës. Ai zë vendin e Marco Giampaolo, i cili u shkarkua të dielën pas humbjes në shtëpi kundër Monzas (3-0).

Emri i Stankovic u përfol edhe për një transferim te Inter në rast se drejtuesit zikaltër kishin vendosur të hiqnin dorë nga Simone Inzaghi. Trajneri i ri është i treti serb që drejton Sampdorian pas Boskov dhe Mihajlovic dhe do të ketë si zëvendës ish-lojtarin e Sampdorias Nenad Sakic, i cili ishte në pankinë së bashku me vetë Mihajlovic, nga viti 2013 deri në 2015, gjatë aventurës së tij te Sampdoria.Tani mbetet të zbulohet se si do të ndryshojë taktika. Ish-trajneri i Crvena Zvezdës preferon 4-2-3-1.

E.Ç (Dosja.al)

stankovic sampdoria

Sondazh

Poll