Sport

Gian Piero Ventrone nuk jeton më! Përgatitësi atletik që fitoi gjithçka me Juventusin, së fundmi ishte pjesë e Tottenham

Bota e futbollit mban zi për ndarjen nga jeta të Giampiero Ventrone, i cili vdiq papritur në orët e fundit.

6 Tetor 2022, 12:47 Nga DOSJA

Gian Piero Ventrone nuk jeton më! Përgatitësi atletik që

ANGLI- Bota e futbollit mban zi për ndarjen nga jeta të Giampiero Ventrone, i cili vdiq papritur në orët e fundit. Vdekja erdhi si pasojë e  një leuçemie furminante, e cila brenda pak ditësh nuk i la rrugëdalje. Përgatitësi atletik, 62-vjeçar ishte aktualisht pjesë e Tottenham me Antonio Conten, ndërsa në të kaluarën ka punuar te Juventus drejtuar nga Marcello Lippi.

Një fytyrë e njohur dhe e vlerësuar e futbollit jo vetëm në Itali, 'marinsi' – siç u quajt për ashpërsinë e stërvitjes që u bënte lojtarëve – ishte sekreti i fshehur i fitoreve të Juventusit të drejtuar nga Marcello Lippi, që shoqëronte atë si në ciklin e parë, midis viteve 1994 dhe 1999, dhe në atë në vijim, midis 2001 dhe 2004.Në ato vite Juventus fitoi 5 Serie A, por edhe Champions League në 1996 dhe Kupa e Botës për Klube vitin e ardhshëm.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Antonio Conte mori drejtimin e Tottenham, Ventrone ishte thirrur nga ish-trajneri i Interit. Një partneritet i frytshëm, nisur nga rikthimi në Champions League i Tottenham.

E.Ç (Dosja.al)

 

tottenham giampiero ventrone conte

Sondazh

Poll