Sport

VIDEO/ ‘Ala-braziliana’, driblimi mahnitës që ka ‘pushtuar’ rrjetet sociale! Vinicius Jr. gjen “shteg” mes dy kundërshtarëve...

Veç golit, sulmuesi brazilian zhvilloi një lojë për të kujtuar, pasi ai përfundoi pesë nga tetë driblimet e tij, si dhe fitoi 11 nga 16 duelet me kundështarin.

6 Tetor 2022, 12:45 Nga DOSJA

VIDEO/ ‘Ala-braziliana’, driblimi mahnitës që ka

SPANJE - Vinicius Junior shmangu jo një, por dy lojtarë të Shakhtar Donetsk me një driblim të jashtëzakonshëm gjatë fitores së Real Madridit të mërkurën mbrëma. Kampionët ‘los blancos’ mundën Shakhtarin 2-1 në ‘Santiago Bernabeu’ për të shënuar fitoren e tretë radhazi në Grupin F.

Golat për madrilènët u shënuan nga dyshja braziliane Rodrygo Goes (12’) dhe Vinicius Junior (28’). Megjithatë, përveç golave pati edhe disa momente tjera interesante të ndeshjes dhe një të tillë e dhuroi pikërisht sulmuesi anësor, Vinicius Jr.

Në një moment të ndeshjes, Vinicius Jr. dhuroi ‘magji’, duke vjedhur shfaqjen me një driblim të shkëlqyer ndaj dy lojtarëve kundërshtarë.

Sulmuesi brazilian Vinicius Jr. zhvilloi një lojë për të kujtuar, pasi ai përfundoi pesë nga tetë driblimet e tij, si dhe fitoi 11 nga 16 duelet me kundështarin. Ai pati 82 prekje, bëri një pasim kyç dhe shënoi një gol në një paraqitje të shkëlqyer të gjithanshme.

Ndryshe, është e panevojshme të thuhet, por driblimi i Vinicius Jr. pushtoi rrjetet sociale me komente të ndryshme lavdëruese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll