Sport

Liverpool, mjedis i vështirë për Darwin Nunez, sulmuesi e thotë troç: "Kur flet Klopp, nuk kuptoj asgjë"

Përvoja e Darwin Nuñez te Liverpool nuk po shkon ashtu siç pritej. Filloi me një karton të kuq në Anfield, për një goditje me kokë ndaj Joachim Andersen dhe po vazhdon pa ndonjë kthesë të madhe.

6 Tetor 2022, 12:32 Nga DOSJA

Liverpool, mjedis i vështirë për Darwin Nunez, sulmuesi e

ANGLI- Përvoja e Darwin Nuñez te Liverpool nuk po shkon ashtu siç pritej. Filloi me një karton të kuq në Anfield, për një goditje me kokë ndaj Joachim Andersen dhe po vazhdon pa ndonjë kthesë të madhe. Deri më tani ai ka arritur të shënojë vetëm një gol në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Por cili është problemi? 23-vjeçari, duke folur për TNT Sports, pranon se ka pasur pak besim në veten e tij javët e fundit, por e vlerëson Klopp që e ndihmoi të rriste vetëvlerësimin e tij: "Ndonjëherë ndihem i pavendosur se çfarë të bëj, nuk kam besim në veten time. Por duke vazhduar të stërvitem dhe të luaj, gjërat do të përmirësohen, edhe sepse trajneri më jep gjithmonë besim. Ashtu si zëvendësi i tij Lijnders dhe Matos, ata të dy flasin portugalisht dhe më ndihmojnë duke përkthyer atë që thotë trajneri”.

Megjithatë, besimi nuk është problemi i vetëm. Ekziston edhe pengesa gjuhësore. Nunez nuk i kupton fjalët e Klopp: “E vërteta është se sinqerisht kur trajneri flet me ekipin nuk kuptoj asgjë. Dhe më duhet të pyes shokët e mi se çfarë është thënë. Mendoj se loja e tij është shumë e qartë, ai na thotë të bëjmë gjëra të thjeshta, të mos kemi frikë, të luajmë topin dhe të kemi besim te vetja.” Ka shumë punë për të bërë, por Nuñez po përmirësohet gradualisht. Performanca e tij kundër Rangers ishte e shkëlqyer. Tani ai do të duhet të heshtë kritikët e tij një herë e përgjithmonë. Ai do të mund të provojë tashmë këtë fundjavë, në ndeshjen kundër Arsenal në Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

darwin nunez liverpool

Sondazh

Poll