Sport

VD/ Ish-sulmuesi mes lotësh, zbulon gjestin e Maradonës: "Kur djali im ishte në spital..."

Në një intervistë për stacionin radiofonik “La Red”, ish-sulmuesi argjentinas Martin Palermo tregon për ish-trajnerin e tij, i cili i është gjendur në një situate të vështirë familjare

6 Tetor 2022, 12:13 Nga DOSJA

VD/ Ish-sulmuesi mes lotësh, zbulon gjestin e Maradonës: "Kur

ARGJENTINE - Ish-sulmuesi argjentinas, Martin Palermo, kujtoi Diego Armando Maradonën dhe shpërtheu në lot kur zbuloi gjestin, që ‘El Pibe d’Oro’ kishte kaluar me të kur djali i tij ishte në spital duke kaluar një moment të vështirë.

Në një intervistë në Radio La Red, ish-lojtari i kombëtares argjentinas dhe që kishte Maradonën si trajner në një fazë të karrierës së tij me ‘albiceleste’, kujtoi gjestin e emocionues kur familja Palermo po kalonte një situatë delikate për shkak të shëndetit të djalit të tyre.

"Kur unë kaloja një kohë të keqe me djalin tim, ai kalonte nëpër spital dhe ishte me mua. Ai ishte aty, kur ndonjëherë ju duhet që ai person të jetë pranë jush, ai shoku. Edhe pse ai nuk ishte shoku im, ai ishte një person që më bëri të ndjej pasionin”,- tha Martín Palermo mes lotësh teksa kujton këtë episode.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll